Ballina Sport “Verona si Lazio, hap derën për shqiptarët”, rrëfehet mbrojtësi Amir Rrahmani (FOTO)

“Verona si Lazio, hap derën për shqiptarët”, rrëfehet mbrojtësi Amir Rrahmani (FOTO)

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Verona është kthyer në hirushen e kampionatit italian, duke surprizuar të gjithë me rezultatet pozitive madje të shtunën e lënë pas mundën Juventusin. Në një klub ku shqiptarët nuk mungojnë, që nga institucioni ku Dritan Dervishi ndihmon në përzgjedhjen e futbollistëve deri në fushë me Kumbullën dhe Rrahmanin. Ky i fundit tregon për top channel emocionet pas ndëshjes me juventus.

“Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje e jona” – thotë Rrahmani.

Në vijim Rrahmani vlerësoi faktin që në klub ai, Kumbulla dhe Dervishi  po ndihmojnë në imazhin e shqiptarëve, e ndër të tjera tregoi se objektivi i veronës ka ndryshuar.

’Nëse një shqiptar bën mirë në këtë klub atëherë i hap derën një shqiptari tjetër njësoj siç ndodh tek Lazio. Aktivizimi me Veronën më ndihmoi të tërhiqja vëmëndjen e Napolit. Objektivi i klubit në fillim ishte mbijetesa, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar’’

Në fund qendërmbojtësi nuk mund të mos përmendte dhe Kosovën, përfaqësuese me të cilën ai do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në muajin mars.

“Kombëtaret e vogla e kanë ëndërr europianin ose botërorin dhe unë e endërroja me Shqipërinë, por nuk u realizua, tani pres ta arrij me kosovën” – rrëfen Amir Rrahmani.

---- ----
----
-----
-----