Ballina Sport Verona e fiksuar pas shqiptarëve, mendon për një tjetër kuqezi për mbrojtjen

Verona e fiksuar pas shqiptarëve, mendon për një tjetër kuqezi për mbrojtjen

11
SHPËRNDAJE

Skuadra e Veronës në Serinë A po mendon për një zëvendësues për në mbrojtje, pasi Amir Rrahmani do të largohet te skuadra e Napolit.

Por veronezët duket se janë të kënaqur nga paraqitjet e shqiptarëve në prapavijë dhe po mendojnë për një tjetër futbollist kuqezi.

Sipas asaj që shkruan “Sportske”, Verona ka hedhur sytë nga Ardian Smajli, i cili duket si profili ideal për prapavijën e ekipit italian.

Shqiptari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Juriç dhe në verë pritet të largohet nga Hajduku i Splitit, për të kaluar në një kampionat të madh siç është Serie A.

Pjesë e Veronës është edhe Marash Kumbulla por gjasat janë të pakta që ai të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit, duke qenë se për të interesimi është shumë i madh nga klube të njohura të Serisë A.

-----