Ballina Sport Verdiktet e javës së 16-të: Vllaznia ruan distancën, ashpërsohet gara për Europën...

Verdiktet e javës së 16-të: Vllaznia ruan distancën, ashpërsohet gara për Europën dhe mbijetesën

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është mbyllur sot java e 16-të e Kategorisë Superiore me dy takimet Tirana – Laçi dhe Teuta – Partizani.

Tre gola në 180 minuta por shumë emocione.

Tirana është mundur nga një super gol i Mentor Mazrekaj ndërsa në Durrës të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë.

Një barazim që më shumë i shërben Vllaznisë kryesuese që pas këtij rezultati ka rifituar distancën e sigurisë me plus nëntë pikë.

Ndërkohë, lufta për Europë vijon e fortë pasi Laçi rifutet në garë.

E njëjtë është dhe situata për mbijetesën ku ekipet kanë një diferencë mjaft të ngushtë me njëra tjetrën.

Më poshtë rezultatet e plota të javës së 16-të dhe renditja e plotë.

---- ----
----
----- ----
-----