Ballina Showbiz Vendosen në paralelizma gjithmonë! Fotografi i njohur sqaron dhe bën dallimet mes...

Vendosen në paralelizma gjithmonë! Fotografi i njohur sqaron dhe bën dallimet mes Korçës dhe Pogradecit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbrëmjën e kësaj të shtune në Soirée me Jonida Shehun në ABC ishin mbledhur miq pogradecarë për të folur për qytetin e tyre të zemrës.

Ata kanë promovuar qytetin frymëzues dhe romantik duke nxjerrë në pah karakteristika shumë të veçanta për pogradecarët dhe natyrën e tyre.

Kur përmendet Pogradeci, gjithmonë në mendje të vjen Korça dhe bëhen paralelizma mes tyre.

Pikërisht në Soirée është folur për ndryshimet dhe ngjashmëritë midis dy qyteteve, ndërsa dolën në konkluzion se Pogradeci konsiderohet si nipi i vogël i Korçës.

Një ndër të ftuar ishte edhe fotografi i njohur Ardian Fezollari, njëkohësisht edhe oficer, i cili me objektivin e tij të aparatit ka shkrepur peisazhe të pafundme dhe piktoreske të Pogradecit.

Ai është mundur që të sqarojë se ku ndryshon dhe ku ngjason Pogradeci me Korçën.

“Korçarët kanë avantazh që kanë një kulturë më fine. Ne jemi pak si më të bytymtë , më të leshtë. Jemi shumë të mirë, më zemërbardhë, më të hapur, më të afruar. Aktualisht Korça ka marrë një zhvillim akoma më të madh. Që të jem i sinqertë, Korça ka bërë punë të mirë. Por në qoftë se ju keni ardhur nga Tirana dhe dilni në Qafë Thanë, ty të fillon truri të punon 100%. Fillojnë të zgjohen të gjitha qelizat e trurit. Pogradeci mund të mos ketë një ekip futbolli të mirë. Aktualisht e ka, por në linjë të dytë.  Mund të mos kenë një estradë të mirë, ama poetë, piktorë, fotografë do të ketë tërë jetën. Këto janë disa avantazhe. Korça na i merr ne me shkollën e parë shqipe dhe pastaj pas disa ditësh ne. korça sot, ne të hënën tjetër”, ka treguar duke qeshur fotografi i njohur Ardian Fezollari.

The post Vendosen në paralelizma gjithmonë! Fotografi i njohur sqaron dhe bën dallimet mes Korçës dhe Pogradecit appeared first on Abc News.

---- ----
-----