Ballina Lajme nacionale Vendos Haradinaj, 28 nëntori ditë pushimi në Kosovë

Vendos Haradinaj, 28 nëntori ditë pushimi në Kosovë

18
SHPËRNDAJE

28 nëntori do të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar letër Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, duke e njoftuar se dita e 28 nëntorit të shpallet ditë feste dhe pushimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. /ORAinfo/

Ja njoftimi i plotë i Haradinajt:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

RH

-----