Ballina Lajme nacionale Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, vjen reagimi i Ramush Haradinajt

Vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, vjen reagimi i Ramush Haradinajt

11
SHPËRNDAJE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur sot që shpërbërja e Kuvendit të bëhet me 22 gusht.

Ky vendim është përshëndetur nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Ai e ka quajtur veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Haradinaj thotë se ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend “si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm”.

“Po ashtu, është për t’u përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE-ja”, ka thënë Haradinaj.

Ai përfundoi duke thënë se kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin. /ORAinfo/

-----