Në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA) është rënë dakord që basketbollistët të mos marrin 25% të pagës së tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Situata në SHBA është bllokuar, miliona amerikanë kanë ngelur pa punë, e po ashtu edhe jeta sportive ka ngecur.
Në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së thuhet se menaxhimi i Ligës dhe Unioni Kombëtar i Lojtarëve të Bashketbollit (NBPA) kanë arritur një dakordësim lidhur me çështjen e uljes së pagave.
Ulja e pagave me 25 për qind për basketbollistët do të fillojë nga 15 maji.
Ndërkohë që autoritetet po monitorojnë situatën e më pas do të vendosin në lehtësimin e masave. Por është ende herët për të pasur një datë se kur do të rifillojnë aktivitetet sportive.