Ballina Sport Vendimi i UEFA-s/ Takimi Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet...

Vendimi i UEFA-s/ Takimi Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet me tifozë

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sfida gjysmëfinale Play off e Evropianit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet me tifozë. UEFA ka vendosur që takimi të rikuperohet pikërisht më 4 qershor në stadiumin ‘Teodor Proeski” në Shkup, me praninë e mbështetësve, ndërsa tashmë vendimi u është përcjellë edhe federatave respektive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Frika është rritur nga infektimi me koronavirus, por autoritetet maqedonase mendojnë se mund ta menaxhojnë situatën.

----

Fituesi i çiftit Maqedoni e Veriut–Kosovë do të përballet në finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi, në fushën e njërës prej këtyre dy të fundit, më 9 qershor, ndërsa “Dardanët” do të provojnë të sigurojnë një vend në Evropianin 2021.

----- ----