Ballina Lajme nacionale Vendimi i Supremës për votat nga diaspora, vjen reagimi nga KQZ

Vendimi i Supremës për votat nga diaspora, vjen reagimi nga KQZ

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një lajm të mirë sot.

Gjykata Supreme ka konfirmuar sot ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me numërimin e votave nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se do të presin që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen.

“Ne do të presim që ta marrim vendimin, për të parë të gjithë përmbajtjen, dhe do t’iu mbajmë të informuar në kohë për procedimin e mëtejmë, konform detyrimeve ligjore që kemi si institucion”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje ankohet lidhur me votat e ardhura me vonesë nga diaspora. Duke qenë se herën e parë, PZAP-ja kishte refuzuar vendimin e Supremes lidhur me rastin e njejtë.

---- ----
----
----- ----
-----