Ballina Lajme nacionale Vendimi i PZAP-së nuk po i konvenon VV-së, reagon zyrtari i saj

Vendimi i PZAP-së nuk po i konvenon VV-së, reagon zyrtari i saj

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Reagimi i zyrtarit të Vetëvendosjes.

Sot PZAP ka vendosur që të të rinumërohen afër 1500 vendvotime, si dhe ka shpallur të pavlefshme votat e ardhura nga Serbia.

Kështu siç qëndrojnë punët, me vendimin e PZAP’së, koalicioni Nisma-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend me gjashtë deputetë si dhe do të ulej numri i ulësve të partive tjera që e kanë kaluar pragun.

Gjithsesi ky vendim nuk është përfundimtar dhe ende ka kohë që Supremja të japë një mendim tjetër, zyrtari i VV’së në KQZ, Adnan Rrustemi ka reaguar ndaj vendimit PZAP’së duke thënë se vendimi i tyre është joparimor dhe nuk ka bazë juridike.

“Kam menduar që PZAP nuk mundet me më befasu më shumë, por jo. Vendimet e sotme që veç ligjore e juridike nuk jane, heshti çdo parim e dispozitë ligjore. Vendime politike, pa asnjë bazë e pa asnjë hetim e verifikim në QNR, që kthejnë mbrapsht gjithçka”, ka thënë Rrustemi.

“Për tri vota të pavlefshme, PZAP ka shkuar në QNR dhe ka hetuar gjithë ditën, kurse për rreth 1500 kuti dhe largimin nga rezultati të disa votave, nuk kanë marrë as mundin që të vizitojnë QNR-në. Ne vazhdimisht kemi kundërshtuar mënyren e regjistrimit e votimit nga Serbia. Madje kur të tjerët miratonin, unë kam bërë ankesa në PZAP e deri në Gjykatën Kushtetuese – të gjitha i refuzonin, sepse nuk ju duhej për aranzhmane politike të këtij lloji, por ju duheshin edhe për ta votuar Qeverinë. Tani u kujtuan që t’i heqin votat nga Serbia, mirë shumë. Por çfarë do të bëjnë me vendimet e tyre të mëparshme, të kundërta më këtë e për të njëjtën çështje”, shton ai.

Tutje ai thotë se ky vendim e dëmton procesin zgjedhor dhe godet vullnetin e votuesve.

---- ----
----
----- ----
-----