Ballina Lajme nacionale Vendimi i Haradinajt për tu drejtuar Kushtetueses, po shihet si vendim i...

Vendimi i Haradinajt për tu drejtuar Kushtetueses, po shihet si vendim i gabuar

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ramush Haradinaj, sot ka ftuar në mbledhje Qeverinë.

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Dastid Pallaska, po e sheh si veprim të gabuar vendimin e Ramush Haradinajt për të kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth asaj se a ka të drejtë që të thërras mbledhje të Qeverisë edhe përkundër faktit se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij një kërkesë e tillë është e panevojshme, pasi që dihet se qeveria e dorëhequr deri në zgjedhje luan një rol teknik të mbikëqyrjes së institucioneve, deri në krijimin e institucioneve të reja.

Pallaska thotë se një vendim i tillë do të shkaktojë vonesa, pasi që Kushtetuesja mund të merr vendim pas 6 apo 7 muajsh.

Ndër të tjera avoakti përmend edhe rastet kur Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë kërkesat e presidentit (Rastet KO Nr.79/18 dhe KO Nr.131/18, KO Nr.181/18).

Shkrimi i plotë i Pallaskës:

Iniciativa e Kryeministrit të dorëhequr për të dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese për fushëveprimin e “mandatit” të Qeverisë së rënë është e panevojshme, e pavend dhe – çka është më me rëndësi – e palejuar.

E PANEVOJSHME sepse kjo çështje nuk rregullohet me Kushtetutë dhe është fare e qartë se Qeveria e dorëhequr nuk ka mandat qeverisës por thjeshtë shërben si kujdestare e institucioneve vartëse deri në transferin paqësor të pushtetit tek Qeveria e re.

E PAVEND sepse mund të vonojë – pa nevojë – zgjedhjen e Qeverisë së re apo proceset tjera kushtetuese pasi që, sipas praktikës së fundit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “pyetje kushtetuese” merret pas 6 apo 7 muajsh edhe në rastet kur kërkesa hedhet poshtë si e palejuar.

E PALEJUAR sepse Gjykata Kushtetuese në tre vendimet e fundit në lidhje me “pyetjet kushtetuese” të Presidentit (Rastet KO Nr. 79/18, KO Nr. 131/18 dhe KO Nr. 181/18) ka konstatuar, ndër tjerash, se Gjykata Kushtetuese nuk përgjigjet në “pyetje kushtetuese” dhe se kërkesat me pyetje të tilla do t’i hedhë poshtë si të palejuara.

---- ----
----
-----
-----