Ballina Lajme Bota/Rajoni Vendimi i Arabisë Saudite/ Lejohen besimtarët në Mekë, por nuk do ta...

Vendimi i Arabisë Saudite/ Lejohen besimtarët në Mekë, por nuk do ta prekin Qabenë

69
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Arabia Saudite vendosi të rihapë zonën përreth Qabesë së Shenjtë në Xhaminë e Madhe të Mekës ditën e djeshme.

Ky konsiderohet vendi më i shenjtë i Islamit, duke anashkaluar një sërë masash të marra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri. Autoritetet Saudite këtë javë pezulluan pelegrinazhin, një kohë kur besimtarët e rrethojnë shtatë herë Qabenë dhe njoftuan se do të mbyllej përkohësisht zona përreth strukturës së gurit.

Por Mbreti Salman ka lejuar hapjen e Mataf (zonës ku njerëzit rrethojnë Qabenë) për personat që vijnë për pelegrinazh vetëm për një muaj. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Zyrtare Saudite e Shtypit.

Qindra myslimanë u panë duke rrotulluar rreth Qabesë, por zona midis dy kodrave që haxhilerët duhet të shkojnë ndërmjet shtatë herë për të përfunduar të gjithë pelegrinazhin, do të jetë e mbyllur. Autoritetet bllokuan prekjen e murit të Qabesë, duke e rrethuar atë.

Autoritetet kanë thënë që njerëzit do të lejohen të luten pranë Xhamisë së Profetit në Medine dhe në Xhaminë e Madhe të Mekës ndërsa pelegrinazhi përgjatë gjithë vitit do të jetë i pezulluar. Rreth dy të tretat e 18.3 milionë pjesëmarrësve të pelegrinazhit vjetor gjatë vitit 2018 ishin qytetarë dhe banorë të Mbretërisë, sipas statistikave të botuara nga qeveria.

---- ----
----
-----
-----