
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj grupit të Emiljano Shullazit. Por këtë herë Gjykata nuk toleron askënd, madje ka marrë vendim për avokatët, duke i gjobitur ata.
Gjykata e Apelit ka shtyrë serish seancën, pasi shkak për këtë dështim të radhës është bërë mosparaqitja e avokatëve të palës mbrojtëse, të caktuar kryesisht nga Gjykata.
Seanca e radhës është vendosur më datë 18 qershor në orën 12:30. Gjyqi u shoqërua mes debatesh mes të pandehurve dhe trupës gjykues. Të pandehurit kërkojnë të mos gjykohen nga kryesuesja Saida Dollani. Ndërkohë që Gjykata vendosi të gjobisë 2 nga avokatët për mos praninë e tyre me nga 5 mijë lekë.