Ballina Lajme nacionale Vendim i papritur nga Challandes, me këtë formacion luan kundër Çekisë

Vendim i papritur nga Challandes, me këtë formacion luan kundër Çekisë

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë mbetur edhe pak orë deri tek ndeshja tejet e rëndësishme, ajo mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë.

Kombëtarja jonë kërkon fitoren, pavarësisht rivalit tejet të fortë, dhe që llogaritet favorit për t’u kualifikuar.

14 ndeshje pa humbje në të gjitha garat japin shpresë se edhe e 15-ta do të jetë pozitive për ne.

Gazeta Olle sjell formacionin e mundshëm, bazuar në ato që trajneri Bernard Challandes ka provuar gjatë ditëve të fundit në përgatitje.

Në portë do të jetë, Arianet Muriq, para tij dyshja Rrahmani e Aliti. I djathtë do të jetë Vojvoda, ndërsa i majtë Florent Hadërgjonaj.

Para mbrojtjes janë dilemat më të mëdha dhe me gjasë do të jenë, Liridon Voca e Anel Rashkaj.

Mundësi ka edhe Besar Halimi të jetë në vend të Rashkajt.

Në krahun e djathtë të sulmit, pritet të jetë Elbasan Rashani, hero i ndeshjes me Bullgarinë, në të majtë, Bersant Celina, kurse në qendër Valon Berisha. I vetëm në sulm, Vedat Muriqi.

---- ----
----
----- ----
-----