Ballina Lajme Bota/Rajoni Vendim ekstrem i Iranit për koronavirusin; ja çfarë ka firmosur Ministri i...

Vendim ekstrem i Iranit për koronavirusin; ja çfarë ka firmosur Ministri i Drejtësisë 

38
SHPËRNDAJE

Autoritetet në Iran kanë marrë masa të forta në ditët e fundit për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe një prej tyre ishte dhe lirimin përkohësisht i 54 mijë të dënuarve nga burgjet e mbipopulluara që ka vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Gholamhossein Esmaili bëri me dije se të dënuarit që u lanë të lirë rezultuan negativë në testin për Covid-19 dhe paguan një garanci. Mes të liruarve nuk janë atë të burgosur që janë dënuar më shumë se 5 vjet.

Në Iran, aktualisht kanë humbur jetën 77 persona si pasojë e koronavirusit të ri ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur 2336. Mes të prekurve është raportuar se ka pasur dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

-----