Ballina Lajme nacionale Vendi i luleve në Prishtinë mbushet me mbeturina

Vendi i luleve në Prishtinë mbushet me mbeturina

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dukuria e hedhjes së mbeturinave në vende jo të duhura vazhdon të jetë shumë e pranishme në Kosovë.

Ndonëse në qytet mund të shohim kontejnerë dhe shporta që ti hedhin mbeturinat, qytetarët vazhdojnë ti hedhin vend e pa vend.

Përveç që prishin imazhin e qytetit, hedhja e tyre mund të shkaktojë edhe sëmundje sidomos kur temperaturat janë të larta.

Një gjë e tillë ka ndodh edhe në Lagjen “Qafa” në Prishtinë, ku në vendet ku do duhej të ishin lulet, qytetarët po e shfrytëzojnë që të hedhin shishe të plastikës.

Në një fotografi mund të shihet se është shfrytëzuar për te keq ajo hapësirë.

Ndryshe, sipas udhëzimit administrativ për gjoba mandatorë, të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende jo të caktuara do të ndëshkohen nga 20 deri në 100 euro.

---- ---- ----
-----