Ballina Lajme Bota/Rajoni Vendet arabe nisin festimet e Fitër Bajramit

Vendet arabe nisin festimet e Fitër Bajramit

50
SHPËRNDAJE

Myslimanët në gjithë botën po e festojnë Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur nëpër xhami të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, për faljet e Fitër BajramitMe lindjen e diellit besimtarët nisën lutjet.

Xhamitë e njohura nëpër vendet si Dubai, Abu Dhabi ejanë mbushur me besimtarë të cilët kanë nisur festën në ditën e parë të Fitër Bajramit.

Ndërsa Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtari i Dubait, përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendet arabe dhe islamike për Fitër Bajramin.

Pas tridhjetë ditë agjërimi besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.

-----