Ballina Lajme nacionale Vëmendje: Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

Vëmendje: Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë policinë

43
SHPËRNDAJE

Policia ka bërë një apel për të gjithë qytetarët.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po e kërkon KRIST (NDUE) NUA, i lindur më 01.06.1983.

Policia deklaron se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht prangosjen e tij.

Personi i dyshuar është:

• KRIST (NDUE) NUA i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim ne fshatin Budisalc-Klinë,

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

• 3- (tri) raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”

• 1-(një) rast për veprën penale “Falsifikim i parasë”

• 1-(një) rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

I kerkuari nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

-----