Ballina Showbiz Vëllezërit korçarë të këngës, me “mision sekret” pas tërmetit në Korçë

Vëllezërit korçarë të këngës, me “mision sekret” pas tërmetit në Korçë

43
SHPËRNDAJE

Dy vëllezërit kengëtarë Endri dhe Stefi Prifti kanë ndëmarrë një aksion, që në fakt ata e konsiderojnë mision. Madje, duke e cilësuar si një “mision që filloi”. Ata do të japin kontributin e tyre pr banorët e prekur nga tërmeti në fshatrat e bashkisë së Korçës, përmes një koncerti.

Por, pjesë e tyre nuk janë vetë ata të dy me repertorin e tyre. Në këtë event u janë bashkuar edhe disa zëra të tjerë të muzikës së lehtë shqiptare, ky padyshim edhe Eli Fara, që është po nga Korça, por edhe Eneda Tarifa.

Të gjitha të ardhurat e përfituara nga shitja e biletave të koncertit do të shkojnë në ndihmë të familjeve që janë në situatë të vështirë, për shkak të rënies së tërmetit, pas të cilit pati mjaft dëme materiale.

-----