Ballina Showbiz Vëllezërit e njohur bëhen bashkë pas kaq shumë kohësh

Vëllezërit e njohur bëhen bashkë pas kaq shumë kohësh

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dy vëllezërit e njohur elbasanas Demir dhe Mehdi Zena njihen prej afro 4 dekadash nga shqiptarët si “bilbilat e këngës popullore të Elbasanit”. Karriera e tyre është shtrirë edhe përtej kufijve shqiptarë. Ata njihen nga të gjithë si dyshja e muzikës popullore, por në vitin 1997 janë ndarë artistikisht për arsye se Demiri është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës. Për këtë vendim të Demirit, vëllai i tij Mehdiu e ka vuajtur disi pasi ai kishte një jetë që këndonte me vëllain.

Por mesa duket ata janë ribashkuar sërish në skenë dhe kanë bërë daljen e tyre publike.

Vëllezërit Zena ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për natën e Elbasanit, të cilët kanë ndezur atmosferën me muzikë elbasanase.

“Kjo është hera e parë pas kaq shumë vitesh, ekskluzivisht në Soiree që dy vëllezërit Zena janë bashkë”, ka shtuar gjatë bisedës moderatori i njohur Xhani Shqerra.

Ky i fundit iu është bashkuar vëllezërve dhe ka kënduar së bashku me ta duke treguar në këtë mënyrë edhe talentin e tij që ka edhe në muzikë.

The post Vëllezërit e njohur bëhen bashkë pas kaq shumë kohësh appeared first on Abc News.

---- ----
-----