Ballina Lajme nacionale Vëllai vrau prindërit dhe vëllain, më pas u ekzekutua nga policja. Tjetër...

Vëllai vrau prindërit dhe vëllain, më pas u ekzekutua nga policja. Tjetër skenar për tragjedinë në Gjilan

449
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tragjedia e pesëfishtë në Gjilan që tronditi opinionin ditën e martë mund të ketë pasur një tjetër rrjedhë nga sa u raportua fillimisht se policja para se të vetëvritej kishte ekzekutuar prindërit dhe dy vëllezërit.

Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova ka mësuar se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vrarë fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit.

E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.

---- ----
----
-----
-----