Ballina Lajme nacionale Veliu kërkoi që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Eulex-in

Veliu kërkoi që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Eulex-in

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

 

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot priti takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, siç informoi MPB, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19.

Veliu u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it dhe kërkoi që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.

Ndërsa, në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Wigemark tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës./21Media

The post Veliu kërkoi që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Eulex-in appeared first on RTV21.

---- ----
-----