Ballina Sport Veli krenare për medaljen, Calja për ABC: Pësova traumë, doja titullin kampion...

Veli krenare për medaljen, Calja për ABC: Pësova traumë, doja titullin kampion Europe

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Briken Calja, ashtu siç pritej, ka arritur të sjellë medalje në vendin tonë në Kampionatin Europian të peshëngritjes, i organizuar pak ditë më parë në Moskë të Rusisë. Peshëngritësi shqiptar siguroi medaljen e bronztë në dygarësh, duke ngritur në total 336 kilogramë.

Në një intervistë për ABC, Calja u shpreh se pritshmëritë ishin më të mëdha, por problemet shëndetësore e penguar për të arritur rezultate më të mira. “Pritshmëritë e mija ishin të mëdha, synimi ishte për kampion europe.

Të papriturat ndodhin dhe nuk shkon ashtu siç duhet, kjo për shkak se 3 ditët e fundit kalova një traumë. Kisha dhimbje krahu, supi dhe stomaku. Ky ishte një sy i keq dhe e kaluam me aq.”

Calja u shpreh se pandemia nuk e kishte ndaluar të stërvitej, por sidoqoftë mungesa e garave për shumë kohë ndikon në paraqitjen në gara ndërkombëtare. Peshëngritësi shqiptar tashmë do të nisë përgatitjet për Lojërat Olimpike dhe premton të sjellë medalje.

“Synimi im është medalja olimpike. Besoj dhe mendoj që i kam të gjitha mundësitë për të arritur këtë medalje”, deklaroi Calja, në intervistën e dhënë për gazetarin e ABC, Gentian Duka.

 

Evangjeli Veli është peshëngritsja tjetër që ka arritur të fitojë medalje bronzi në konkurrimin e saj në peshën deri 55 kg për femra, duke ngritur kështu flamur shqiptar në Moskë. Sportistja 29-vjeçare u shpreh e kënaqur për rezultatin, edhe pse synimet ishin më të larta.

“Jam shumë krenare që solla një medalje për Shqipërinë dhe ngrita flamurin në Rusi. Jam shumë e lumtur që puna ime u duk”. Sakaq presidenti i  Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj dha një lajm të mirë për sa i përket sportit.

Ai tha se është vendosur që në Tiranë të mbahet  e kampionati europian i peshëngritjes, nga U17 deri tek U23. “Bordi ekzekutiv dhe federata europiane me 100% të votave miratoi zhvillimin e kampionatit europian U17-U23. 80 sportistë do të vijnë në Tiranë për të garuar”, tregoi Gjozaj. /abcnews.al

The post Veli krenare për medaljen, Calja për ABC: Pësova traumë, doja titullin kampion Europe appeared first on Abc News.

---- ----
-----