Ballina LifeBizare Vdiq nusja ditën e dasmës pasi hëngri ëmbëlsirë me arra, kishte alergji...

Vdiq nusja ditën e dasmës pasi hëngri ëmbëlsirë me arra, kishte alergji në to

83
SHPËRNDAJE

 

Alexandra Erokhova, 25 vjeç, ishte duke u kënaqur në dasmën e saj në Pallatin Tsaritsyno në Moskë, kur ndodhi një reagim alergjik.

Nusja pati një reagim ekstrem  teksa ishte duke ngrënë ëmbëlsirë, përcjell portali rtv21.tv

Mjekët thanë që ajo kishte pësuar ‘tronditje anafilaktike’ që besohet të jetë shkaktuar nga alergjia ndaj arrave.

Alexandra kishte vuajtur nga kjo lloj alergjie që nga fëmijëria dhe të afërmit kishin paralajmëruar kuzhinierët paraprakisht.

Raportet thonë se pjata më ëmbëlsirë që hante nusja përmbante arra. Policia po heton ngjarjen.

Alexandra kishte studiuar Banka dhe Financa në Akademinë Presidenciale elitare Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike në Moskë.

Anafilaksia është një reagim i rëndë alergjik që mund të jetë kërcënues për jetën./21Media

The post Vdiq nusja ditën e dasmës pasi hëngri ëmbëlsirë me arra, kishte alergji në to appeared first on RTV21.

----- ----- ----- -----