Ballina Lajme nacionale Vdiq një e moshuar serbe në Prishtinë, Bashkësia Islame ia organizoi ceremoninë...

Vdiq një e moshuar serbe në Prishtinë, Bashkësia Islame ia organizoi ceremoninë e varrimit

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Një grua e moshuar e nacionalitetit serb sot ka vdekur në Prishtinë, ndërsa ceremoninë e varrimit ia ka organizuar Bashkësia Islame e Kosovës së bashku me komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka theksuar se e moshuara nuk ka pasur askënd.

Ahmeti ka shtuar se humaniteti është më i rëndësishmi.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi.”, ka shkruar Ahmeti në facebook./21Media

The post Vdiq një e moshuar serbe në Prishtinë, Bashkësia Islame ia organizoi ceremoninë e varrimit appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----