Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:35, në rrugën “Sheh Emini” në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar, është rrëzuar nga pema dhe ka pësuar lëndime të rënda. Viktimës i është dhënë tretmani mjekësor, por nga lëndimet e pësuara, ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion./21Media
The post Vdiq një burrë pasi u rrëzua nga pema appeared first on RTV21.