Ballina Lajme nacionale Vdiq mësuesi nga Skënderaj që ishte i prekur me Covid-19

Vdiq mësuesi nga Skënderaj që ishte i prekur me Covid-19

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ka vdekur një mësues nga komuna e Skënderajt, i cili ka qenë i prekur nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes së mësuesit Milaim Bilalli.

“Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19. Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.”, ka shkruar Jashari në facebook.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 14 persona, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 560 raste të reja me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes./21Media

The post Vdiq mësuesi nga Skënderaj që ishte i prekur me Covid-19 appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----