Ballina Lajme nacionale Vdes vajza qe preku zemrat e gjithë shqiptarëve, Halil Kastrati jep lajmin...

Vdes vajza qe preku zemrat e gjithë shqiptarëve, Halil Kastrati jep lajmin e dhimbshëm

201
SHPËRNDAJE

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur vajza nga Shkupi.

Lajmin e ka bërë të ditur humanisiti Halil Kastrati.

Ai ka njoftuar se ka vdekur vajza nga Shkupi për të cilën ishte mobilizuar një numër i madh për ta shëruar, shkruan ORAinfo.

Kastrati ka treguar se vajza ka ndërruar jetë sot gjatë ditës.

“Para gjysme ore ndërroj jete Melisa Ibrahimi nga Shkupi , vajza e cila na bëri të organizohemi për te grumbulluar ndihme për te. Melisa ishte jetime dhe jetonte vetëm me nënën te daja sepse i kishte vdekur edhe babai”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka treguar se nëna e Melisës ka kthyer shumë mjete të grumbulluara për shërimin e Melisës, me qëllim që të nderohet një shtëpi për nevojtarët.

“Për Melisen u gurmbullua ndihme e madhe e nga ajo ndihme përmes bamirësve ja brejtëm një banese dhe ja siguruam edhe terapinë e saj.

Nëna e Melises e dhuroj thuajse gjysmën e ndihmës tek ne, për ta ndërtuar një shtëpi për një familje nevojtare”, ka shkruar Kastrati në njoftimin e tij.

Ai ka njoftuar se varrimi i saj do te behet nesër me namazin e drekës në varrezat e Butelit ne Shkup. /ORAinfo/

-----