
Në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë rapsodi i njohur shqiptar, Sherif Dervishi.
Ai u shtrua me urgjencë në spitalin e kryeqytetit pasditen e djehsme, pas një hemorragjie cerebrale mirëpo nuk mundi t’i përballojë.
58 vjeçari pati një betejë të gjatë me kancerin.
Dervishi ishte një këngëtar i njohur që identifikohej më së shumti me këngët popullore rapsodike, popullore e Shqipërisë së Veriut dhe popullore folklorike.