Ballina Lajme nacionale Vdes një i burgosur në spital

Vdes një i burgosur në spital

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një i burgosur ka vdekur në spitalin e Pejës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll , i lindur më 1942.

----

“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

----- ----