Ballina Lajme nacionale Vdes një grua në Kosovë, shkon në 20 numri i viktimave nga...

Vdes një grua në Kosovë, shkon në 20 numri i viktimave nga Koronavirusi

59
SHPËRNDAJE

Rritet numri i viktimave të COVID 19 në Kosovë.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja me iniciale F.G., 73-vjeçare, nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel kombëtar nga kjo sëmundje.

-----