Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdes nga koronavirusi një foshnjë në SHBA

Vdes nga koronavirusi një foshnjë në SHBA

23
SHPËRNDAJE

Një foshnjë ka ndërruar jetë nga koronavirusi në SHBA. Rasti është regjistruar në Chicago. Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois tha që është vdekja e parë e lidhur me COVID-19 e një foshnje në Shtetet e Bashkuara.

“Një hetim i plotë është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse nuk bëjmë diçka për të mbrojtur veten, të përpiqemi të mbrojmë ata përreth nesh”, tha Dr. Ngozi Ezike, drejtori i IDPH.

Në një konferencë shtypi të shtunën, Guvernatori. J.B. Pritzker tha se një punonjës i shtetit dhe një foshnjë kanë vdekur të dy nga COVID-19.

“Unë e di se sa e vështirë mund të jetë ky lajm … U trondita“, tha ai.

Pritzker përsëriti se ekspertët i kanë thënë atij se rreziku i vdekshmërisë tek fëmijët me COVID-19 është shumë i ulët.

-----