Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdes Mbreti Zulu, 28 fëmijët e tij në “luftë” për fronin

Vdes Mbreti Zulu, 28 fëmijët e tij në “luftë” për fronin

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Mbreti Goodwill Zwelithini i kombit Zulu në Afrikën e Jugut është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare ai po kurohej prej një jave në spital, për probleme të shkaktuara nga diabeti. Ai ishte udhëheqësi i grupit më të madh etnik në Afrikën e Jugut dhe një person me ndikim të madh te njerëzit.

Zwelithini ishte pasardhës i drejtpërdrejt i Mbretit Cetshwayo, i cili udhëhoqi kombin Zulu gjatë luftës me Britaninë e Madhe në vitin 1879. Gjatë sundimit të tij 50-vjeçar, ai luftoi fort për ruajtjen e identitetit kulturor të tribusë së tij. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, e vlerësoi si një njeri me vizion. Por shpesh ai është kritikuar për festat e ekzagjeruara dhe komentet e tij të cilësuara homofobike.

Roli i tij ishte kryesisht ceremonial, por gjithsesi ai mbetet një prej monarkëve më të njohur të kontinentit afrikan. Kombi Zulu, me 11 milionë pjesëtarë, përbën 18% të popullsisë së Afrikës së Jugut. Nuk ka ende të dhëna se cili prej 28 fëmijëve (me 6 bashkëshorte) do të trashëgojë fronin, vendim që pritet të merret në vazhdim.

The post Vdes Mbreti Zulu, 28 fëmijët e tij në “luftë” për fronin appeared first on KOHA.

---- ----
-----