Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdes ish-presidenti Robert Mugabe

Vdes ish-presidenti Robert Mugabe

11
SHPËRNDAJE

Në moshën 95 vjeçare ka vdekur Robert Mugabe.

Ish-presidenti i Zimbabwes, Robert Mugabe ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Ai vdiq si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte prekur tashmë një kohë të gjatë. Vdekjen e tij e konfirmoi presidenti i Zimbabwes, Emmerson Dambuzdo me një postim në Twitter.

“Është lajmi më i vështirë qe po e jap” , ka shkruar Dambuzdo.

Mugabe kishte qenë presidenti i parë i Zimbabwes pas pavarësisë. Mugabe kishte lindur më 21 shkurt të vitit 1924 në Rhodesia.