Ballina Lajme nacionale Vdes fëmija i aksidentuar sot në Podujevë, policia prangosi shoferin

Vdes fëmija i aksidentuar sot në Podujevë, policia prangosi shoferin

17
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasoja ka ndodhur sot në Podujevë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Golf” dhe dy këmbësorë.

Policia ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. RR femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballonte plagëve të marra dhe ajo ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit “Golf”, P. A, mashkull, është prangosut dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.

-----