Ballina Arti Vdes aktori i njohur amerikan,  luajti te filmi “Rambo I”

Vdes aktori i njohur amerikan,  luajti te filmi “Rambo I”

78
SHPËRNDAJE

Vdes në moshën 81-vjeçare aktori i njohur Brian Dennehy. Aktori i Hollivudit  në memorien e shqiptarëve mbahet me mend për rolin e luajtur në mënyrë të veçantë të sherifin ngacmues në filmin “Rambo” me Sylvester Stallone.

Lajmin për vdekjen e aktorit e dha agjenti i tij, ku me anë të një deklarate për median bën të ditur se ndarja nga jeta ishte për shkaqe natyrale dhe jo nga infektimi nga koronavirusi. Dennehy në  jetonte në Konektikat të SHBA-ve.

Ai ka luajtur disa filma, ku na është shfaqur si sherifi i keq që burgosi Rambon,në First Blood dhe portretizoi vrasësin serial John Wayne Gacy në To Catch A Killer.

Dennehy ka luajtur së bashku me Robert De Niro dhe Al Pacino në vitin 2008 në filmin e policor “Ligji dhe rendi”. Puna e tij i solli atij një Glob të Artë dhe gjashtë nominime Emmy. Por Dennehy ishte po aq prezent duke luajtur klasikët në skenë dhe fitoi dy çmime Tony.

-----