Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdes aktori/ Dëshironte të luante në filmin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”,...

Vdes aktori/ Dëshironte të luante në filmin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, bazuar në veprën e Ismail Kadaresë (EMRI+DETAJE)

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nga aktorët më të mëdhenj në kinemanë franceze, Michel Piccoli, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 94-vjeçare.  Lajmin e hidhur e ka bërë me dije familja e tij. Ai ishte aktor regjisor dhe producent ku  veçanërisht  njihet për rolet e tij në “Le Mépris” dhe “Habemus Papam”, si dhe ka punuar me emra të mëdhenj europianë nga Godard te Bunel, Marco Ferreri dhe Elio Petri.

Po kush ishte Michel Piccoli?

----

Emri i tij i plotë është Jacques Daniel Michel Piccoli dhe lindi më 27 dhjetor të vitit 1925. Piccoli ishte i biri i një emigranti italin. Nga fillimet e tij të karrierës në vitet ’40 e deri më sot, ai ka aktruar në rreth 200 filma, por edhe në më shumë se 50 shfaqje.

Ndërsa, diku nga mesi i vitit 1982, shoqëria filmike franceze “FLMSS 66”, e përfaqësuar nga ky aktor, ishte bërë gati për të ardhur në Shqipëri dhe për të filluar xhirimet e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, (sipas skenarit të përshtatur nga romani me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare).

Ky ekip papritur u ndesh me një sërë problemesh të ngritura nga pala shqiptare, e cila iu propozoi për të shtyrë  xhirimet   e filmit. Më pas kjo shoqëri filmike u tërhoq dhe i zhvendosi xhirimet në jug të Italisë, ku dhe e realizoi filmin në fjalë me protagonist aktorin e famshëm italian, Marchello Mastrojanni.

----- ----