Ballina Lajme nacionale Vdes afër një qendre të votimit një 68 vjeçar në Pejë

Vdes afër një qendre të votimit një 68 vjeçar në Pejë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Një person është gjetur i vdekur në Pejë.

Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Hada’, të Pejës.

Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë, raporton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për IndeksOnline, Saranda Nikshi, nga Emergjenca e në Pejë.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.

---- ----
-----