Ballina Lajme nacionale Vdekja e tre personave, Hoti kërkon ditë zie në Rahovec

Vdekja e tre personave, Hoti kërkon ditë zie në Rahovec

20
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku në Rahovec.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vije nga kjo komunë ka shprehur keqardhje të thellë për të vdekjen e të aksidentuarve sot në Bernjak të Rahovecit.

Në një aksident rreth orës 16:30 sot kanë vdekur tre persona ndërsa tre të tjerë janë në spital duke marrë tretman mjeksorë.

“Ndjej keqardhje të thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bernjakë te Rahovecit. është ky një rast tragjik për të gjithë qytetarët e Rahovecit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Tutja ai ka tërhequr vërejtjen që kujdesi në trafik të jetë i madh dhe ka propozuar që në qytetin e Rahovecit të shpallet një ditë zie pas kësaj ngjarje tragjike.

“Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve”, ka deklaruar Hoti që vjen nga ky qytet.a