Ballina Lajme nacionale Vdekja e një femre në Pejë, ky person prangoset nga policia

Vdekja e një femre në Pejë, ky person prangoset nga policia

21
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë.

Një femër është gjetur pa shenja jete në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë.

Viktima është e identifikuar si Sh. S. 1975 nga Gjakova.

Njësitet policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërgua në spital. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhu në dhe shkaku i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Kri meve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Rasti i vdekjes është duke u trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është prangosur dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘Mosdhënia e ndihmës’.

-----