Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdekja e Kim Jong-un?! Dalin pamjet që tregojnë se vendi po përgatitet...

Vdekja e Kim Jong-un?! Dalin pamjet që tregojnë se vendi po përgatitet për funeralin (FOTO)

311
SHPËRNDAJE

Imazhet satelitore, nxjerrin në pah ndërtime të strukturave të mëdha parade, në Korenë e Veriut, kjo shton akoma më shumë hijet e dyshimit mbi shëndetin e diktatorit suprem, Kim Jong-un.

Imazhet e publikuara nga “Planet Labs”, tregojnë ndërtesat e përkohshme, të cilat zakonisht përdoren për paradat ushtarake, duke u instaluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang.

Gjerësisht nëpër mediat e huaja është aluduar se vendi, është mbërthyer nga koronavirusi dhe paradat ushtarake këto kohë, do të ishte thuajse e pamundur që të bëheshin, shkruan The Sun.

Por ato mund të zhvillohen vetëm për një lajm tragjik, siç mund të jetë vdekja e Kim Jong-un. Sakaq, diktatori Kim Jong-un, nuk është parë në publik që prej 11 prillit, kjo ka bërë që mediat të aludojnë se ai ka ndërruar jetë pas një operacioni në zemër.

-----