Ballina Sport Vdekja e Diegos, në të njëjtën ditë me politikanin që admironte: Por...

Vdekja e Diegos, në të njëjtën ditë me politikanin që admironte: Por a ishte ai një komunist?

60
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bota u trondit dje nga lajmi se futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në të njëjtën ditë me përvjetorin e katërt të vdekjes së mikut të tij të madh, ish-Presidentit kuban Fidel Castro.

----

Maradona u trajtua në mënyrë të përsëritur në Kubë për varësi nga droga dhe ai e konsideronte Castron si babanë e tij të dytë.

“Unë nuk jam një komunist, por një besnik, deri në vdekjen time,” tha Maradona në atë kohë.

Diego kishte një marrëdhënie kaq intime me Castron, saqë tatuazhoi figurën e tij në pjesën e poshtme të këmbës së majtë.

Argjentinasi e mësoi lajmin e vdekjes së Kastros në 2016 në Zagreb, ku ndiqte finalen e Kupës Davis midis Kroacisë dhe Argjentinës.

“Ata më thirrën herët në mëngjes nga Buenos Aires dhe më dhanë lajmin që më tronditi. Ai ishte një njeri i madh,” tha Maradona në atë kohë.

----- ----