
Parashutisti i njohur kosovar, Artan Venhari ka humbur jetën në mënyrë tragjike ditë me parë në Prizren.
Kjo është iniciuar nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ( KHAIA ), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim per hapjen e Hetimeve per rastin e datës.07.09.2019 në Prizren ku ka humbur jetën një qytetar dhe një ka qene i lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd”, thuhet në njoftim.
Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.
Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.