Ballina Lajme Bota/Rajoni Vdekja e 29 personave pas vaksinimit, reagon Pfizer: E pritshme, nuk është...

Vdekja e 29 personave pas vaksinimit, reagon Pfizer: E pritshme, nuk është alarmuese

216
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Vdekja e 29 personave pas vaksinimit, reagon Pfizer: E pritshme, nuk është alarmuese

Ka shkuar në 29 numri i personave mbi 75 vjeç që kanë humbur jetën pasi kanë marr dozën e parë të vaksinës në Norvegji, duke ngritur kështu pikëpyetje lidhur me targetimin e personave që do të përfshihen në programin kombëtar të vaksinimit.

Të dhënat e fundit shtojnë edhe 6 raste të tjera nga 23 që ishin me heret, duke ulur kështu edhe moshën e personave që kanë humur jetën, në më pak se 80 vjeç.

Deri të premten, në Norvegji e vetmja vaksinë në përdorim ka qenë ajo e Pfizer/BioNTech dhe të gjitha viktimat kishin kryer këtë vaksinë, ka bërë të ditur Agjencia Mjekësore Norvegjeze për “Bloomberg”.

“Janë 13 vdekje të cilat tashmë janë studiuar dhe 16 të tjera që janë në studim e sipër,” ka bërë me dije agjencia duke saktësuar se të gjitha personat kanë qenë të moshuar që vuanin nga probleme shëndetësore serioze.

“Shumica kanë patur efektet anësore të pritshme ndaj vaksinës, si të vjella, temperaturë, reagim lokal në vendin e injeksionit dhe përkeqësim të problemeve të tyre shëndetësore te meparshme.”

Kjo përvojë e ka shtyrë Norvegjinë të sugjerojë se vaksinimi mund të jetë shumë i rrezikshëm për personat shumë të moshuar dhe ata në gjendje të rëndë, ndonëse ende nuk ka një deklarim nga një autoritet mjekësor europian, ndërkohë që vendi po merr në konsideratë efektet anësore reale të dozës së parë.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik, gjykon se “për personat me probleme të rënda shëndetësore, efektet anësore relativisht të lehta të vaksinës mund të kenë pasoja. Ndërkohë për të sëmurët në gjendje terminale, përfitimi i vaksinës mund të jetë margjinal ose i parëndësishëm”.

Pfizer dhe BioNTech po punojnë me rregullatorin norvegjez për të hetuar vdekjet në Norvegji, deklaroi Pfizer nëpërmjet një e maili.

Agjencia zbuloi se “numri i incidenteve deri më tani nuk është alarmues dhe është në përputhje me pritshmëritë”, tha Pfizer.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vdekje janë raportuar edhe në vende të tjera, por nuk kemi ende detaje të plota për këtë,” tha Agjencia e Barnave të Norvegjisë. “Ekzistojnë gjithashtu ndryshime midis vendeve në të cilët ka përparësi për vaksinimin, dhe kjo mund të ndikojë gjithashtu në raportimin e efekteve anësore, përfshirë vdekjen.”

“Agjencia Norvegjeze e Barnave kishte bërë të ditur që përpara vaksinimit, se për personat e sëmurë dhe të moshuar, mund të ndodhë humbje e jetës brenda një kohe të shkurtër pas vaksinimit. Kjo nuk do të thotë se ka një lidhje rastësore mes vaksinimit dhe vdekjes.

Por megjithatë, lidhur me vdekjet e ndodhura, ka gjasë që efektet e njohura anësore të vaksinës, të kenë kontribuar në një shkak serioz fatal,” ka bërë me dije agjencia.

Situata e Norvegjisë nuk do të thotë që njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm duhet të shmangin vaksinimin. Ajo është tregues se ku duhet të fokusohen indikacionet e para, ndërkohë që vendet fillojnë raportojnë të dhënat mbi sigurinë e vaksinës.

Emer Cooke, kreu i ri i Agjencisë Evropiane të Barnave, ka thënë që gjurmimi i sigurisë së vaksinave Covid, veçanërisht ato që mbështeten në teknologji të reja si ajo e ARN, do të ishte një nga sfidat më të mëdha pasi të niste vaksinimi në masë.

Vdekja e 29 personave pas vaksinimit, reagon Pfizer: E pritshme, nuk është alarmuese
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----