Ballina Lajme nacionale Vdekja e 15-vjeçarit nga Gjilani po cilësohet e dyshimtë, nisin hitime

Vdekja e 15-vjeçarit nga Gjilani po cilësohet e dyshimtë, nisin hitime

27
SHPËRNDAJE

Para pak ditëve rryma ka mbytur nja 15-vjeçar nga Gjilani.

Kishte dalë të shtunën për t’u kujdesur për këtë pishinë.

Por, kontakti që e kishte me këtë aparat uji, Islam Dalipit i shkaktoi plagë të rënda.

Pas incidentit, 15 vjeçarin e kishin dërguar me urgjencë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Por, i riu nuk arriti t’iu bënte ballë plagëve, ku edhe ndërroi jetë.

E të hënën, dyert e këtij restoranti në fshatin Pidiq, ishin të mbyllura. Ndërkohë, pak metra larg vendit ku ndodhi rasti tragjik, jeton edhe familja, Dalipi.

Ata të hënën, i kanë hapur dyert për të pamë.

Familjarët e tronditur nga rasti, nuk kanë gjetur forcë të flasin para kamerës.

Por, mbrapa saj, i kanë thënë Televizionit 7, se në momentin kur ndodhi incidenti tragjik, Islami 15 vjeçar, ishte me babain e tij.

T7 mëson se vet babai i Islamit, punonte si menaxher në këtë restorant.

Ndërsa në kohën kur ndodhi rasti, restoranti ishte duke u rinovuar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Prokurorinë e Gjilanit.

“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, thuhet në raportin e prokurorisë.

Vendi ku punonte Islam Dalipin, është biznes i familjes Ibrahimi. Televizioni T7 nuk ka arritur t’i kontaktojë pronarët.

Vdekja e 15 vjeçari ka prekur edhe shokët e tij të Klubit të futbollit, pjesë e të cilit ishte Islami. /Express/