Ballina Lajme nacionale Vazhdon polemika Mustafa-Lekaj

Vazhdon polemika Mustafa-Lekaj

12
SHPËRNDAJE

Vazhdon ‘përplasja’ në mes të ministrit Pal Lekaj dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Polemikat në mes të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa, nuk kanë të ndalur.

Pasi ish-kryeminsitri i quajti kriminel, Lekajn, ky i fundit ka reaguar përsëri.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Lekaj, i ka thënë Mustafës se gjërat nuk zgjidhen përmes Facebook-ut, pasi që sipas tij, është ky rrjet social që Mustafën e la në shtëpi.

Sipas Lekajt, për të gjitha akuzat që e ka ngarkuar Mustafa, e ka këshilluar Mustafën që t’i drejtohet organeve të rendit nëse ka dëshmi.

Postimi i plotë i Lekajt pa ndërhyrje:

Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.

Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente.

-----