Ballina Sport Vazhdon Përplasja Melo-Chiellini, braziliani i dërgon një tjetër thumb juventinit

Vazhdon Përplasja Melo-Chiellini, braziliani i dërgon një tjetër thumb juventinit

11
SHPËRNDAJE

Etiketimi që Giorgio Chiellini i bëri Felipe Melo-s në librin e tij, duke e quajtur atë njeriu “më të keq” duket se e ka nervozuar së tepërmi brazilianin.

I pyetur nga gazetarët, ai tregoi arsyet se përse mbrojtësi italian e konsideron të tilë. Por ditën e sotme, Melo e ka thumbuar sërish ish-shokun e tij te Juventusi.

Duke i kujtuar eliminimin që i bëri me Galatasarajin në vitin 2013, Felipe Melo e përshëndet në një “Insta Story” me një foto ku duken ata të dy përballë njëri-tjetrit. Fotoja shoqërohet me këngën “Mirupafshim vogëlushe dhe me mbishkrimin “të djeg akoma?”

Italiani e akuzoi brazilianin se është më i keqi i gjithë të këqijve nga shokët e skuadrës dhe se gjithmonë ishte gati të krijonte sherre.

Ditën e djeshme, Melo iu përgjigj përsëri ashpër duke i thënë se Chuelini-t i djeg fakti që ai e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve me skuadrën e tij të re, Galatasarajin, për të cilën la “Zonjën e Vjetër”.

Melo gjithashtu shkoi më tej duke u shprehur se mbrojtësi italian foli në atë mënyrë për sherret se për vete është nga ata që e bëjnë në brekë.

-----