Ballina Lajme nacionale Vazhdon përplasja e Hazirit me zyrtarët e VV-së, ja cka i thotë...

Vazhdon përplasja e Hazirit me zyrtarët e VV-së, ja cka i thotë Bislimit

19
SHPËRNDAJE

Haziri i përgjigjet edhe Bislimit.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka vendosur t’i kthejë “kokë më kokë” secilën deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, me të cilën LDK’ja po negocion për krijimin e Qeverisë.

Nga deklaratat e fundit publike të Lutfi Haizit, LDK duket se i ka vënë benzinë negociatave që ajo ka me Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë së re.

Haziri thotë se Besnik Bislimi, nënkryetar i VV’së dhe e gjithë partia e Albin Kurtit e di rolin që ai e ka në LDK dhe në negociatat për krijimin e Qeverisë.

“E di fortë mire rolin tim.z.Bislimi dhe VV po ashtu…tjerat shihen me kohë”, ka thënë Haziri të dielën për Gazetën Express.

Kjo përgjigje e Hazirit vjen në vazhdim të serisë të përplasjeve që ai ka nisur me zyrtarë të VV’së, përmes deklarimeve publike, kryesisht në rrjete sociale e në studi televizive.

Gjatë ditës, mënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili udhëheq grupin punues të partisë së tij në negociatat me LDK’në, sot tha se Lutfi Haziri nuk ka peshë në bisedimet që po i bëjnë për koalicion qeverisës.

“Ai mund të thotë çkado mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.

Haziri, të shtunën në një postim në Facebook, shkroi se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK’së.

’Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!’’, kishte shkruar Haziri.

Kjo deklaratë është e njohur prej Hazirit. Se kryeministri i ri kalon nëpër zyre të LDK’së, nënkryetari i kësaj partie e kishte thënë edhe javë më parë.

Ndërkaq negociatat mes LDK’së e VV’së kishin filluar menjëherë pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat – sipas atyre rezultateve – i fitoi partia e Kurtit.

Takimet nisën me dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, për të vazhduar më pas me grupe punuese që kryesisht përfshinin profesorë të fushave të caktuara.

Megjithatë, një javë më parë, kreu i LDK’së, Isa Mustafa, njoftoi papritmas që rol kyc në negociatat me VV’në do të ketë Lufti Haziri.