Ballina Lajme nacionale Vazhdon përçarja midis Kurtit dhe SHBA-së, ambasada në Prishtinë bën një kërcënim...

Vazhdon përçarja midis Kurtit dhe SHBA-së, ambasada në Prishtinë bën një kërcënim shqetësues

33
SHPËRNDAJE

Distanca midis kryeministrit të ri të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon që të shtohet. Mes të dyja palëve ka ftohtësi, e cila ka ardhur si pasojë e kërkesës së SHBA-së për të hequr taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Por nga kreu i ri i qeverisë ka hezitim, ndërsa ai thotë se do ta shkëmbejë atë me reciprocitetin mes të dyja shteteve. Por drejtuesit amerikanë nuk duan të humbin kohë, por dialogu të nisë sa më shpejt.

Që të mund të thyejnë Kurtin, që sapo ka marrë detyrën ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, i tha kryeministrit Kurti se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë, raporton REL.

Ushtarët amerikanë në bazën e “Bondsteel-it” janë një garanci kundra provokimeve serbe. Largimi i tyre mund të sjellë të tjera tensione. Duhet thënë se ky është kërcënimi më i madh që SHBA ka bërë ndaj Kosovës.

----- ----- ----- -----