Ballina Lajme nacionale Vazhdon “loja” e letrave: Kurti, letër tjetër Thaçit

Vazhdon “loja” e letrave: Kurti, letër tjetër Thaçit

52
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, përmes së cilës i ka thënë se nuk heziton t’i përgjigjet dhe as nuk e refuzon kërkesën e tij, por është në pritje të përgjigjes së tij për letrën e fundit të dërguar.

----

Kurti insiston se do të jetë në pritje të sqarimit dhe se ndoshta pas përgjigjes së Thaçit, mbase mund ta ketë më të qartë arsyen e të gjithë kësaj këmbëngulje, në një kohë kur vendi përballet me një tjetër emergjencë, atë të krizës së koronavirusit.

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po prisni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”, thuhet në letrën e Kurtit.

----- ----